SPORT, 23 Dhjetor 2023, 09:30

SUPERIORE/ Duel mbijetese në Laç, njihuni me sfidën e sotme të javës së 18-të të kampionatit

SUPERIORE/ Duel mbijetese në Laç, njihuni me sfidën e sotme

“Abissnet Superiore” ka hyrë në javën e fundit të fazës së dytë, teksa ditën e sotme luhet vetëm një takim në orën 13:30.

Laçi do të presë në shtëpi Kukësin në një duel mbijetese, me të dyja skuadrat që ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes.

Kurbinasit duket sikur e kanë marrë veten, duke grumbulluar katër pikë në dy takimet e fundit, ndërsa verilindorët nga ana tjetër kanë marrë katër barazime radhazi, teksa kërkojnë të rikthehen te fitorja.

SOT:

LAÇI – KUKËSI 13:30.