SPORT, 7 Qershor 2022, 20:27

Suarez kërkon të vazhdojë karrierën në Europë, Fiorentina është një alternativë

Suarez kërkon të vazhdojë karrierën në Europë,

Tashmë që kontrata e tij me Atletico Madrid ka përfunduar, Luis Suarez kërkon që të vazhdojë të luajë në Europë që të jetë në maksimumin e formës për Botërorin e Katarit.

Sipas asaj që shkruan “Olé”, sulmuesi uruguaian ia ka thënë këtë gjë drejtorit sportiv të River Plate, Enzo Francescoli.

“Pistolero” dëshiron që të vazhdojë karrierën e tij në një qytet tërheqës si Madridi, prandaj Sevilla, Bilbao dhe Firenze duken destinacionet më të mundshme.

Pengesa e madhe është paga e lartë e bomberit, që shkon në 7.5 milionë euro në vit, një shifër e papërballueshme nga Fiorentina.