SPORT, 25 Mars 2025, 16:29

Statistikat/ Shqipëria dominoi totalisht ndaj Andorrës. 85% qarkullimi i topit, 15 goditje dhe…

Statistikat/ Shqipëria dominoi totalisht ndaj Andorrës. 85% qarkullimi

Shqipëria mundi pastër 3-0 Andorrën, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Në këtë takim, përveç 3 pikëve të para në grup, për t’u theksuar është edhe loja e kuqezinjve.

Në fakt, ekipi i Sylvinhos dominoi totalisht ndaj kundërshtarit, edhe në statistika. Andorra nuk e goditi asnjëherë portën e Shqipërisë, duke hasur mjaft vështirësi.

Shqipëria mbajti 85% topin, regjistroi 15 goditje, 7 prej të cilave në portë. Aktualisht, kombëtarja jonë është në vendin e dytë në grup.

Statistikat/ Shqipëria dominoi totalisht ndaj Andorrës. 85% qarkullimi