SPORT, 26 Shkurt 2024, 12:05

Spikasin futbollistët e Kombëtares kuqezi, ja legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Spikasin futbollistët e Kombëtares kuqezi, ja legjionarët më

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Në vendin e parë renditet Ernest Muçi me notën 8.2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti golin e parë me Beshiktashin në Turqi, duke i shënuar skuadrës së Istanbulsporit. https://www.sofascore.com/player/ernest-muci/924670

Jurgen Bardhi pozicionohet në vendin e 2-të me notën 7.8. Treshja plotësohet nga Kristjan Asllani. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi e nisi titullar me Interin duke dhënë dhe asistin për golin e parë.

Rei Manaj renditet në vendin e 4-të me notën 7.5. Ai shënoi golin e 14-të në Superligën Turke, kësaj radhe kundër Pendiksporit të Endri Çekiçit.

Në vendin e fundit pozicionohet Arlind Ajeti me notën 7.4.

Spikasin futbollistët e Kombëtares kuqezi, ja legjionarët më