TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 4-0, Udinezen në “San Siro”. Një përballje e dominuar totalisht nga skuadra e Inzagit, që arriti të shënonte plot 3 gola në harkun kohor të 7 minutave.
Ishte Çalhanoglu që zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të, nga pika e bardheë e penalltisë, ndërkohë që Dimarko në minutën e 42-të dhe Turam në minutën e 44-t, ngritën shifrat në 3-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, për të kompletuar “pokerin”, mendoi kapiteni Lautaro Martinez, me një gol fantastik nga jashtë zonës.
Në minutën e 71-të, trajneri Inzagi hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin, i cili mori vendin e Çalhanoglu. Për aq minuta sa qëndroi në fushë, mesfushori shqiptar bëri paraqitje dinjitoze.
Çalhanoglu 37′ (p), Dimarko 42′, Turam 44′, Lautaro Martinez 84′
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!