SPORT, 14 Janar 2024, 19:55

Spektakël pa fitues me katër gola, Mançester Junajtid dhe Totenhemi ndajnë pikët në “Old Trafford”

Spektakël pa fitues me katër gola, Mançester Junajtid dhe

Mançester Junajtid dhe Totenhemi kanë dhuruar spektakël në “Old Trafford”, duke barazuar 2-2 në supersfidën e javës së 21-të të Premier Ligës.

Dueli nisi menjëherë me gol, me “djajtë e kuq” që gjetën rrjetën pas tre minutave lojë me Razmus Hojlund, por në të 19’ ishte Riçarlison ai që rivendosi baraspeshën.

Pa u mbyllur pjesa e parë, Markus Rashford kaloi sërish në avantazh skuadrën e Ten Hag, por në fillimin e të dytës, baraspesha u vendos sërish, kësaj radhe nga Bentankur.

Kështu Totenhemi vazhdon të qëndrojë në vendin e 5-ë me 40 pikë, ndërsa Junajtid ngjitet në vendin e 7-ë me 32 pikë, 8 më pak se zona “Champions”.

REZULTATI:

MAN JUNAJTID 2-2 TOTENHEM

Hojlund 3′, Rashford 40′ / Riçarlison 19′, Bentankur 46′.