TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mund të thuhet se pritet të jetë, një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës së ardhshme. “Shtatlarti” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me teknikun, Thomas Tuchel, i cili është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit, në fushën e blertë.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, nëse oferta e “gjigantëve” gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë “Katalanasit” janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit, kjo pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.
Gjithashtu, tekniku, Thomas Tuchel është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbasin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre.