TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shorti për fazën çerekfinale të kupës së Shqipërisë do të hidhet të mërkurën në FSHF.
Është ky lajmi më i fundit nga shtëpia e futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023-2024 ditën e mërkurë më datë 31 janar, ku do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni.
“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të nisë në orën 11:00, ku do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, Kukësi, Erzeni dhe Laçi”, shkruante FSHF-ja.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.
