SPORT, 3 Mars 2024, 13:18

Sokol Cikalleshi tund sërish rrjetën në Turqi dhe vendos rekordin

Sokol Cikalleshi tund sërish rrjetën në Turqi dhe vendos rekordin

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë për vitin 2024 me fanellën e Koniasporit.

Në minutën e 12-të, futbollisti shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij ndaj Pendiksporit. 

Cikalleshi ka vendosur kështu një rekord. Ai bëhet futbollisti i parë i huaj më i mirë për Koniasporin pasi ka shënuar 27 gola në 101 ndeshje.