SPORT, 21 Mars 2025, 21:02

VIDEO/ Skuqet “Wembley”, koreografia e tifozëve të Kombëtares mbush stadiumin para sfidës Angli-Shqipëri

VIDEO/ Skuqet “Wembley”, koreografia e tifozëve të

Kombëtarja e Shqipërisë mbështetet nga rreth 20 mijë tifozë në “Wembley”. Kuqezinjtë e Silvinjos përballen me Anglinë, në sfidën që çel kualifikueset e Botërorit 2026.

Tifozët shqiptarë ishin mjaft të zhurmshëm gjatë himnit. Po ashtu nuk mungoi as koreografia.

Shqipëria luan në këtë ndeshje për të thyer një tabu. Më parë numëron vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.