SPORT, 13 Mars 2025, 15:37

Situata e Manaj dhe rikthimi në fushë, trajneri i Sivasspor: Ai është gati

Situata e Manaj dhe rikthimi në fushë, trajneri i Sivasspor: Ai

Pas dëmtimit të frikshëm në kokë, duket se më e keqja ka kaluar për Rey Manaj.

Trajneri i Sivasspor, Riza Çalimbai ka bërë me dije se sulmuesi kuqezi do të luajë në ndeshjen e radhës të kampionatit, ndaj Hatayasor.

“Dua t’iu informoj se Rei Manaj është shumë mirë dhe do të luajë në ndeshjen e radhës kundër Hatajasporit këtë fundjavë”- tha ai. Ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, që do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit pas disa ditësh, në ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.