SPORT, 10 Prill 2024, 19:08

“Sirena” angleze, por lojtari i Interit ka prioritete të tjera, situata

“Sirena” angleze, por lojtari i Interit ka prioritete të tjera,

Sirena angleze për Denzel Dumfries. Sipas asaj që shkruan Calciomercato.com, mbrojtësi anësor i Interit ka përfunduar në radarët e Aston Villas. Zikaltërit aktualisht janë spektatorë, nëse vjen një ofertë bindëse prej më shumë se 30 milionë eurosh, me siguri do ta merret në konsideratë. Ajo që mund të thuhet është se klubi nga Milano e ka në planet e saj  rinovimin e kontratës së futbollistit që skadon në vitin 2025. Interi ofron 4 milionë euro, ndërsa Dumfries kërkon 5 milionë euro (Paga aktuale 2.5 milionë euro).

Dumfries nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen, por për momentin Aston Villa nuk është alternativë e kënaqshme, për nga reputacioni dhe ambicia,  pasi është larg nivelit të Interit. Prioriteti është një klub që lufton për të fituar titullin dhe Champions, dy objektiva që janë të pamundura për klubin nga Birminghami.