TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban Silvio Merkaj, me notën 9.1. sulmuesi shqiptar shënoi dhe asistoi në fitoren e Sudtirol në Serinë B.
Vendin e dytë e mban Taulant Seferi me notën 7.8, i cili shënoi në kampionat për skuadrën e tij Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vendi i tretë dhe i katërt ndahen nga Klaus Gjasula dhe Qazim Laçi me notën 7.7, me të dy mesfushorët e Kombëtares që shkëlqyen me skuadrat e tyre.
Pesëshen e mbyll Amir Abrashi, që vazhdon të japë paraqitje fantastike me Grasshoperin, ku së fundmi u vlerësua me notën 7.6.
