SPORT, 6 Janar 2024, 22:36

“Si mund të mos të dua Spanjë?”/ Reagimi i Muriqit bën xhiron e rrjetit pas lajmit të rëndësishëm

“Si mund të mos të dua Spanjë?”/ Reagimi i Muriqit

Vedat Muriqi, i cili është protagonist te skuadra spanjolle e Majorkës ka reaguar pas lajmit të dhënë nga numri dy i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës dhe se tashmë do të mund të lëvizet lirshëm edhe në shtetin iberik.

Reagimi i sulmuesit shqiptar të Kosovës, ka bërë xhiron e rrjetit, teksa futbollisti i gëzuar ka pyetur se si mund të mos e dashuroj Spanjën pas këtij vendimi. 

“Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle, duke bashkangjitur në këtë postim flamurin e Kosovës dhe atë të Spanjës.