TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale mes Bayern Munichut dhe Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar portën e Gunners, por që ishin pafat.
Në minutën e 25-të, Jamal Musial krijoi rastin e parë serioz, por që David Raya ishte i vëmendshëm.
Richtig gute Gelegenheit! Wir sind dran! ????
????⚪ #FCBARS | 0-0 | 25' ✨
— FC Bayern München (@FCBayern) April 17, 2024
Gjashtë minuta më vonë, Topçinjtë krijuan po ashtu rastin e parë me anë të Martin Odegaard, mirëpo as ky nuk e befasoi Manuel Neuerin.
Edhe Gabriel Martinelli (32’) tentoi ta befasonte legjendën e Bayernit, por që sërish ky i fundit ishte në nivelin e detyrës.
Puhhhhhh! Manu ist da! ????
????⚪ #FCBARS | 0-0 | 32' ✨
— FC Bayern München (@FCBayern) April 17, 2024
Arsenali vazhdoi të tregonte më shumë nga loja, por që dy skuadrat kishin një paraqitje të barabartë në këta 45 minutat e parë.
Padyshim se në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke ditur se ndeshja e parë ka përfunduar 2-2 në Londër dhe dy ekipet do synojnë të shmangin vazhdimet dhe penalltitë.