SPORT, 16 Qershor 2022, 09:55

“Shtëpia e Ibrës”, nuk ka më asnjë dyshim, suedezi vendos të ardhmen, “djalli” josh edhe sulmuesin e Real Madrid

“Shtëpia e Ibrës”, nuk ka më asnjë dyshim,

Zlatan Ibrahimoviç është i dashuruar pas Milan, një lidhje e fortë e cila vijon ti jap emocione dhe ta mbajë në nivele të larta pavarësisht moshës. Sulmuesi suedez është në skadencë të kontratës, aktualja i përfundon më 30 qershor, pas disa ditësh, por palët do të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Sipas mediave italiane, Ibra dhe Milan kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre ndërsa firma mbi kontratë pritet të vijë javët në vijim pasi askush nuk e ka me nxitim. Ibra do të firmos një kontratë 1 vjeçare, deri në përfundim të 2023 ndërsa do të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon plus bonuse të ndryshme që do të jenë të lidhura me paraqitjet e tij individuale, golat dhe prezencat në fushë, sigurisht edhe arritjet si skuadër.

Për momentin, Ibra është duke u riaftësuar pasi operacionit që iu nënshtrua në gju, rikthimi i tij pritet të jetë në fillim të 2023.

Në lidhje me merkton në hyrje, Milan kërkon të sigurojë shërbimet e Asensio. Sulmuesi spanjoll la një kontratë që i përfundon në 2023 por Real Madrid kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij.

“Shtëpia e Ibrës”, nuk ka më asnjë dyshim,