TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ishte një ndeshje e veçantë. Sfida e Superligës së Rumanisë mes Rapid Bucuresti dhe skuadrës së Universitatea Craiove, spikati jo vetëm për rezultatin 4-3, dhe për përmbysjet, por edhe për faktin se në fushë ishin tre shqiptarë të Kosovës.
Treshja e përbërë nga Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani dhe Florent Hasani patën edhe ndikim vendimtar për skuadrën e Bukureshtit. Kryeqytetasit ia dolën me vuajtje të mëdha ndaj ekipit nga Krajova, në përballjen e elitës ku Krasniqi dhe Rrahmani shënuan, dhe ku Hasani shërbeu asist.
Pasimin e rrjetës së radhës ia dha Florent Hasani, ish-sulmuesi i “Bardhebluve” të Tiranës, teksa për të dy shqiptarët e Kosovës ky ishte debutimi, që kaloi mjaft mirë. Pas pushimit, Universitatea kryesoi 3-1, por skuadra nga Bukureshti nisi përmbysjen falë penalltisë së saktë të Albion Rrahmanit. Fitorja erdhi në minutën e tretë shtesë, me golin e shënuar nga Krasniqi.
23-vjeçari Rrahmani barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 dhe po vazhdon formën e shkëlqyer që kur kaloi në Rumani nga Ballkani i Suharekës, teksa ka arritur të shënojë plot 7 gola e 2 asistime në vetëm 7 ndeshjes, ndërsa skuadra e Rapid Bucuresti është përkohësisht në vendin e tretë në renditjen e Superligës duke synuar kualifikimin në kupat e Europës.