SPORT, 19 Prill 2024, 21:05

Shqiptarët bëjnë “ligjin” te Beshiktashi! Pas Muçit, protagonist edhe Rashica

Shqiptarët bëjnë “ligjin” te Beshiktashi! Pas

Pas Ernest Muçit që shënoi golin e avantazhit me fanellën e Beshiktashit, në duelin ndaj Ankaraguçu në kampionatin turk, protagonist u bë edhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica.  

Ai asistoi në minutën e 67-të, për sulmuesin Muleka, i cili shënoi golin e dytë për Beshiktashin, duke “vulosur” kështu triumfin e bardhezinjve.  

Ky triumf i “shqiponjave” erdhi padyshim falë kontributit të jashtëzakonshëm të futbollistëve shqiptarë.