SPORT, 21 Nëntor 2023, 20:04

Shqipëria me sytë nga Euro 2024, stadiumet ku do të zhvillohen finalet e Europianit

Shqipëria me sytë nga Euro 2024, stadiumet ku do të zhvillohen

Shqipëria arriti objektivin për t’u kualifikuar në Euro 2024, në një grup mjaft të vështirë. Kuqezinjtë grumbulluan 15 pikë, në një fushatë eliminatoresh që u mbyll mbrëmë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe. Europiani do të mbahet verën e ardhshme, në Gjermani. Le t’i hedhim një sy stadiumeve ku do të mbahen të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë.

Olympiastadion, në Berlin, është stadiumi më i madh që do presë finalet e Europianit. Sa i takon shfirave të sakta, ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh.

Më pas, vjen Munich Football Arena me 67 mijë vende, ndërsa vlen të përmendet edhe stadiumi i Dortmundit me 66 mijë vende. Gjithashtu, takime do të luhen edhe në Koln, Dusseldorf, Hamburg, Leipzig apo Gelsenkrichen.

Siguria e zhvillimit të kompeticionit pritet të jetë në maksimum dhe do ketë një plan paraprak disa muaj para fillimit.  Shorti i Euro 2024 do të mbahet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdite.

Shqipëria me sytë nga Euro 2024, stadiumet ku do të zhvillohen