TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me objektivin e vetëm suksesin dhe ngjitjen sa më lart të jetë e mundur, Shqipëria ka mësuar rivalët në Paris, për edicionin e ri të UEFA Nations League 2024-2025. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në Ligën B, në vazon e 3-të, ashtu sikur edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Shqipëria ndodhej në vazon e tretë dhe do të luaj në Grupin B 1 me Republikën Ceke dhe Ukrainën dhe Gjerogjia.
Ndërkohë Kosova për herë të tretë do të marrë pjesë në ligën C ku do të jetë në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë ose Gjilbraltarin. Pritet shorti I Ligës B ku merr pjesë Shqipëria.
Ky sezon i Nations League vjen me risi. Deri më tani në turneun final shkonin vetëm fituesit e grupeve të ligës A dhe nga ky sezon do të mbahet faza me eliminim direkt, në të cilën shkojnë dy skuadrat e para nga secili grup.
Nations League shihet si një mundësi e mirë për shumë Kombëtare për të treguar veten dhe për të njohur rritje si Përfaqësuese në nivel ndërkombëtar. Synimi i Shqipërisë është fitimi i Ligës, për të kaluar më pas në Ligën A.
SHORTI
LIGA B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi
LIGA C
Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni
LIGA D
Grupi D1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi D2: Moldavi, Malta, Andorra