SPORT, 18 Mars 2024, 11:12

Shkëlqejnë dy futbollistë të Kombëtares, njihuni me pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Shkëlqejnë dy futbollistë të Kombëtares, njihuni me

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban Enea Mihaj me notën 8.2, pas performancës së mirë me Famalikaon në duelin me Estrela që u mbyll në barazimin pa gola.

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri renditet në vendin e dytë pasi gjeti golin e parë me Krakovian në Poloni.

Amir Abrashi pozicionet në vendin e tretë me notën 7.5. Vendi i katër shkon për Ernest Muçin i cili gjeti golin e dytë me fanellën e Beshiktashit. 

Pesëshja plotësohet me Silvio Merkaj. Sulmuesi shqiptar vulosi fitoren e skuadrës së tij, Sudtirol kundër Kremonezes.

Shkëlqejnë dy futbollistë të Kombëtares, njihuni me