SPORT, 16 Janar 2024, 12:20

Shkarkimi i Zhoze Murinjos, ja kush pritet të jetë “timonieri” i ri i Romës

Shkarkimi i Zhoze Murinjos, ja kush pritet të jetë

Trajneri Zhoze Murinjo u shkarkua nga pankina e Romës dy ditë pas humbjes ndaj Milanit.

Tashmë në mediat italiane kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për zëvendësuesin e mundshëm të portugezit.

Lista e kandidatëve për stolin e kryeqytetasve, me sezonin tashmë kaq të orientuar, është e pakët, por Daniele De Rosi , djali i preferuar i qytetit, është një njeri që nuk ka reshtur së qeni i gatshëm për të drejtuar Romën.  

Pritet me mjaft kuriozitet të shihet se çfarë do të ndodhë. 

Shkarkimi i Zhoze Murinjos, ja kush pritet të jetë