TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndarja mes Romës dhe Zhoze Murinjos nuk ka qenë aspak miqësore. Përkundrazi, trajneri portugez e ka cilësuar të pakuptimtë shkarkimin e tij në gjysmën e sezonit dhe ka qenë i pakënaqur kur ia kanë komunikuar nga klubi.
Por përtej kësaj, ai ka cilësuar si një mungesë respekti mënyrën se si Roma ua kishte komunikuar tifozëve këtë vendim, duke e cilësuar si “për të mirën e klubit një ndryshim të menjëhershëm”. Sipas Murinjos, kjo përbën një prishje të imazhit të tij dhe për këtë arsye, u është drejtuar rrugëve ligjore.
Mediat italiane bëjnë të ditur se shefja ekzekutive e Romës, Lina Suluku, është në kontakt të vazhdueshëm më avokatët e trajnerit, pasi kërkon të shmangë një proces gjyqësor që do të dëmtonte edhe më shumë imazhin e verdhekuqve.
Murinjo do të paguhet për pjesën e mbetur të kontratës, deri në fundin e këtij sezoni, por me siguri klubi verdhekuq është gati të shtojë dëmshpërblimin ndaj tij, për të mbyllur çdo çështje tjetër ligjore me teknikun që do të sillte publicitet negativ.