TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveç vendit të parë në grup, Shqipëria ka edhe golaverazhin më të mirë që ka pasur ndonjëherë në kualifikuese, +8, 12 gola të shënuar dhe 4 të pësuar, por që mund të përmirësohet akoma më shumë sonte në mbrëmje ndaj Ishujve Faroe. Kombëtarja shqiptare ka shënuar gol në çdo ndeshje, përveç humbjes në Poloni në sfidën e parë. Por Shqipëria mban një rekord së bashku me Francën që nuk ka pësuar gol në shtëpi në këto eliminatore, të katër golat janë pësuar në transfertë.
Ndërsa vlen të theksohet se të gjitha fitoret janë me 2 gola e sipër, tregues se nuk kanë qenë rastësi sukseset nën drejtimin e trajnerit Sylvinho. Në 7 ndeshje në grup, për kuqezinjtë kanë shënuar 7 futbollistë të ndryshëm, Asani dhe Bajrami kanë realizuar nga 3 gola, Seferi ka shënuar 2, ndërsa nga 1 kanë Asllani, Muçi, Daku dhe Cikalleshi.
Pra, për Shqipërinë golat janë shënuar nga sulmuesit dhe mesfushorët. Janë akorduar vetëm 2 penallti në favor të kuqezinjve në këto eliminatore, një e humbur dhe një e shënuar, në të dyja rastet protagonist ka qenë Cikalleshi.
Kurrë më parë Shqipëria nuk kishte marrë 7 rezultate pozitive radhazi, me 5 fitore dhe 2 barazime, ku 6 prej tyre janë sfida zyrtare. Ky rekord mund të thellohet sonte ndaj Ishujve Faroe.