SPORT, 18 Shkurt 2025, 19:20

Shfaqi probleme shëndetësore krejt papritur, ndërron jetë futbollisti 26-vjeçar

Shfaqi probleme shëndetësore krejt papritur, ndërron jetë

Lajm i hidhur për futbollin brazilian. Lojtari Gabriel Popo ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare, pasi papritur shfaqi probleme shëndetësore mëngjesin e së dielës.

Popo aktivizohej në futbollin vendas te XV de Jaú, një ekip ky nga zona e São Paulo. Këtë të hënë raporti i Institutit Mjekësor Ligjor konfirmoi se ai vdiq nga një infarkt akut i miokardit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, lojtari u gjet pa ndjenja në banesën e tij nga një shok skuadre dhe u dërgua në qendrën mjekësore Santa Casa de Jaú, por pa mundur dot të mbijetojë.