TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Në vendin e parë renditet Elvis Kabashi i cili arriti të shënonte gol për Regianën kundër FeralpiSalo në Serinë B në Itali.
Ndërsa në të dytin pozicionet Odise Roshi me notën 8.0 pasi gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 68’ të takimit me Bandirmaspor duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Elhan Kastrati mban vendin e tretë më notën 7.7.
Vendi i 4-të shkon për Armando Sadikun i cili shënoi gol në minutën e 17′ kundër East Bengal. Në vendin e fundit renditet Armando Dobra i cili bëri një performancë të mirë me Çestërfilldin.
