SPORT, 2 Mars 2024, 20:32

Shënojnë Lukaku dhe Dibala, Roma triumfon në transfertën me Monzën

Shënojnë Lukaku dhe Dibala, Roma triumfon në transfertën me

Roma ka fituar në transfertën me Monzën. Verdhekuqtë kanë triumfuar me shifrat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serinë A.

Dueli u zhbllokua në minutën e 38′ nga Pelegrini dhe në të 42′, Lukaku dyfishoi rezultatin. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa në të dytën për skuadrën e De Rosit shënuan Dibala në të 63′ dhe Paredes në minutën e 82-të. Goli i vetëm për Monzën u realizua në të 87-ën.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 47 pikëve dhe ngjitet në vendin e 5-të ndërsa Monza pozicionohet në vendin e 11-të.