SPORT, 29 Janar 2025, 16:16

Sfida në Francë, Realin dhe Mbapenë i ftojnë për… kafe

Sfida në Francë, Realin dhe Mbapenë i ftojnë

Reali i Madridit ndodhet në Francë për të luajtur sonte kundër Brest (21:00) në Ligën e Kampioneve. Ekspedita e bardhë zbarkoi në aeroportin “Saint-Brieuc” dhe me të zbarkuar ka marrë një ftesë kurioze nëpërmjet Kilië Mbape.

Përgjegjësit e “Transat Kafé”, në Saint-Brieuc, i dërguan një mesazh privat sulmuesit francez në rrjetet sociale për ta ftuar të vinte dhe të pinte një kafe në biznesin e tyre.

“Pasi mësuam për vizitën tuaj në Saint-Brieuc, kemi nderin t’ju ftojmë të vini dhe të shijoni një kafe që ju ofrojmë në Transat Kafé, përpara ndeshjes. Do të ishte një kënaqësi e vërtetë t’ju mirëpresim ju dhe Realin në ambientet tona”, i shkruan ata Mbapesë.