SPORT, 8 Qershor 2022, 17:59

Sfida ndaj Irlandës së Veriut, trajneri i Kosovës përgatit rotacionin, kërkon reagim nga skuadra

Sfida ndaj Irlandës së Veriut, trajneri i Kosovës përgatit

Kosova do të presë në shtëpi Irlandën e Veriut të enjten në orën 20.45, në kuadër të Nations League. Në prag të këtij takimi ka folur  trajneri i Dardanëve, Alen Zhires, i cili pranoi se do të bëjë disa ndryshime, ndikuar këtu edhe nga mungesat.

“Vijmë pas një humbjeje që nuk e prisnim dhe natyrisht që na del për detyrë të reagojmë sa më shpejt ndaj Islandës. Kemi disa mungesa dhe jemi pak në vështirësi, pasi nuk do të kemi në dispozicion lojtarë që janë shumë të rëndësishëm në pozicionet e tij.Mungesat do të sjellin ndryshime në formacion, sidomos në krahun e majtë në mbrojtje, që ishte edhe pjesa problematike që në fillim të grumbullimit. Sa i përket Muriqit, do të shohim sërish sot situatën dhe shpresojmë që të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Për shkak të moshës së re, po vërehet edhe mungesa e përvojës në ndeshje të tilla dhe për këtë arsye nuk po kemi rezultate të kënaqshme nganjëherë.Padyshim, pjesa fizike është shumë e rëndësishme, sidomos në ndeshje kundër britanikëve që vrapojnë shumë. Kështu që, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për këtë përballje” – tha Zhires.

Kosova është e dyta në grup me tri pikë.