SPORT, 8 Qershor 2022, 19:45

Santos: Ronaldo është i pazëvendësueshëm, jo vetëm në Portugali, por në botë

Santos: Ronaldo është i pazëvendësueshëm, jo vetëm

A do të jetë Rafael Leao pasuesi i Kristiano Ronaldos në kombëtare? Ronaldo është 37 vjeç dhe në Portugali kanë filluar të hedhin hipotezat e para se kush do të jetë pasuesi i tij. Një pyetje kjo që i është bërë edhe trajnerit të luzitanëve, Fernando Santos, por me këtë të fundit që nuk ka asnjë dyshim.

“Sa gola ka shënuar Ronaldo? Ndoshta një milion. Është e vështirë që dikush të mund ta zëvendësojë atë. Jo vetëm në Portugali, por në të gjithë botën”-, u shpreh qartësisht Santos për këtë pyetje.

Megjithatë, ai nuk i kurseu edhe elozhet për Leao që këtë sezon ka qenë protagonist absolut me Milanin.

“Rafael duhet që të jetë thjesht Rafael, me të gjitha karakteristikat dhe kualitetet që ka. Nëse ndodhet këtu kur është vetëm 21vjeç, do të thotë se është e ardhmja e kombëtares dhe se kombëtarja mund të mbështetet tek ai.”