TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sampdoria ka rikthyer në skuadër Filip Djuriçiç. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Sampdoria njofton se ka blerë përfundimisht kartonin e lojtarit Filip Djuriçiç. Mesfushori ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2024 me një opsion në favor të klubit për të rinovuar edhe një vit tjetër”, shkruhet në njoftim.
Pas 4 sezoneve të kaluara te Sassuolo, futbollisti serb rikthehet te Sampdoria, skuadër me të cilën është aktivizuar në vitet 2016-2018.