SPORT, 6 Shkurt 2024, 14:30

Salah bën gati “valixhet”, Liverpuli kërkon të gjejë pasuesin te Barcelona

Salah bën gati “valixhet”, Liverpuli kërkon të

Muhamed Salah pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni, me “faraonin” që e pret një kontratë sheikësh në Arabinë Saudite.

Largimi i tij do të krijonte një boshllëk të rëndësishëm tek Liverpuli dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kuq kanë nisur që tani sondazhet për të gjetur pasuesin e tij të mundshëm.

Sipas mediave angleze dy janë kandidatët kryesorë për të marrë vendin e tij, bëhet fjalë për Ansu Fati, pjesë e Brajtonit këtë sezon, por në pronësi të Barcelonës. Emri tjetër është Rafinja, sërish pjesë e Barcelonës.