TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mohun Bagan, skuadra ku aktivizohet Armando Sadiku ka fituar titullin kampion në Indi. Për lojtarin kuqezi, ky është titulli i parë kampion, në karrierë.
Mohun Bagan mundi 2-1 Mumbai City, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në fotofinish për t’i rrëmbyer titullin kampion në sezonin e rregullt.
Kështu, Mohun Bagan u shpall kampion dhe për Sadikun, ky ishte trofeu i parë i kampionatit që festonte në karrierën në elitë, pasi kishte siguruar më parë vetëm Kupa në Zvicër. Sadiku e mbylli sezonin e rregullt me 8 gola të shënuar dhe 1 asist me fanellën e Mohun Bagan.