SPORT, 27 Janar 2024, 20:41

Roma gjen mbrojtës, sakrifikohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Kumbulla drejt huazimit

Roma gjen mbrojtës, sakrifikohet mbrojtësi i Kombëtares

Me Daniele De Rosin në krye të Romës ndryshojnë edhe balancat brenda ekipit. Ndryshe nga Murinjo, De Rosi luan në mbrojtje me katër, për këtë arsye i duhet një anësor i ri në të majtë. Zgjedhja e tij dhe e stafit është Angelino i Lajpcigut.

Akordi me lojtarin dhe me klubin gjerman është gjetur, por përpara se të realizojnë këtë blerje, Roma është e detyruar të shesë dikë. I sakrifikuari i parë është Marash Kumbulla, një lojtar për të cilin ka një interes të fortë nga shumë klube të Serisë A dhe jo vetëm.

Pas Empolit, Torinos e Xhenoas, në skenë ka dalë edhe Kremoneze. Problem është fakti se klubet e interesuara janë skeptike pasi Kumbulla vjen nga një dëmtim i rëndë, prandaj fillimisht kërkojnë garanci dhe për këtë arsye po punohet për një huazim me detyrim blerje.