SPORT, 26 Nëntor 2023, 20:35

Roma futet në garë për Champions, mund me tre gola Udinezen dhe kërcënon Napolin e vendit të katërt

Roma futet në garë për Champions, mund me tre gola Udinezen dhe

Roma ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe përballë Udinezes në shtëpi me rezultatin 3-1.

Ishin verdhekuqtë ata që gjetën golin e parë me anë të Mançinit, teksa në pjesën e dytë miqtë rivendosën baraspeshën Tovë në minutën e 57’.

Duhet të vinte minuta e 81’ që Roma të shënonte me Dibalën, teksa në të 90’ llogaritë i mbylli El Sharaui.

Kështu ekipi i Murinjos e sheh veten në vendin e pestë, vetëm tre pikë larg Napolit të vendit të katërt, ndërsa Udineze vazhdon të vuajë duke luftuar pranë zonës së mbijetesës.

REZULTATI:

ROMA 3-1 UDINEZE

Mançini 20’, Dibala 81’, El Sharaui 90’ / Tovë 57’