TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma ka arritur që të marrë fitoren tjetër, të katërt me radhë, duke mposhtur Comon me rezultat 2-1 në kuadër javës së 27-të të Serie A.
Minutat e parë të ndeshjes ishin testues për të dy skuadrat që nuk rrezikonin shumë.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Como mori epërsinë, kur në skenë doli Maximo Perrone i cili asistoi te Lucas Da Cunha që shënoi për 1-0.
Roma arriti që të barazojë shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ku Alexis Saelemaekers shënoi për 1-1.
Como mbeti me dhjetë veta në fushë dhe nga kjo përfitoi Roma.
Në minutën e 76-të, Roma morri epërsinë, kur Devyne Rensch asistoi te Artem Dovbyk që shënoi për 2-1.
Kjo fitore e ngjit Romën në vendin e tetë me 43 pikë, ndërsa Como është e 13-ta me 28 pikë.