SPORT, 24 Dhjetor 2024, 18:47

Robinho do t’i kalojë Krishtlindjet në burg, i refuzohet kërkesa për leje...

Robinho do t’i kalojë Krishtlindjet në burg, i refuzohet

Ish-lojtari i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit, ndër të tjera, Robinho t'i kalojë Krishtlindjet në burg, pasi i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme burgu për festat e Krishtlindjeve me gruan e tij, Vivian dhe familjen.

Braziliani po vuan dënimin me 9 vite burg, pasi u dënua për përdhunim të një të reje shqiptare në Itali, dënim të cilin e filloi ta vuante në mars të vitit 2024 në Brazil me urdhër të një gjyqtari në këtë vend në burgun P2 Tremembe, në shtetin e Sao Paulos. 

Në një deklaratë, shërbimi i burgut brazilian shpjegoi vendimin e tij: "I burgosuri Robson de Souza po vuan dënimin në një regjim të mbyllur dhe nuk ka të drejtën e lirimit të përkohshëm, një përfitim që gjyqësori u jep vetëm të burgosurve në një regjim gjysmë të hapur. IEVP Tremembe, ku po mbahet Robson, nuk do të mbajë asnjë program të veçantë për festimet e fundvitit.

Robinho hyri në burg më 21 mars 2024. Miku i tij Ricardo Falco, gjithashtu i dënuar, filloi të vuante dënimin në qershor, pasi një gjykatë braziliane vendosi që ai gjithashtu duhej të zbatonte dënimin e lëshuar nga një gjykatë italiane.

Të dy u dënuan për sulm seksual të një gruaje shqiptare në një klub në Milano në janar të vitit 2013. Të dy u kthyen në Brazil derisa u vu një dënim përfundimtar, pasi u liruan me kusht dhe në fund të gjitha apelimet e tyre u refuzuan.