TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mattia Zaccagni është një nga futbollistët më të spikatur te Lazio.
Kontrata e sulmuesit skadon më 30 qershor 2025 dhe agjenti i tij Mario Giuffredi, është shprehur i pakënaqur për faktin se klubi nuk po i kushton rëndësi rinovimit të lojtarit.
“Kam dyzet ditë që nuk kam dëgjuar asgjë nga askush. Nuk e di nëse Lotito ka ndonjë gjë tjetër për të bërë, por duket se rinovimi i klientit tim nuk është prioriteti i tij, përndryshe ai do të gjente kohë për të rregulluar problemin. Në verë do të shikojmë ofertat” – tha Giuffredi.