TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duhej një shkundje dhe ajo erdhi nga Simone Inzagi. Sepse në mbrëmjen e së hënës, kur Interi fitoi ndaj Fiorentinës, trajneri i Interit qëndroi aty përpara pankinës si gjithmonë.
Dukej e vështirë të ndaje trajnerin nga lojtarët. Të tërbuar ishin Lautaro, Barela dhe Açerbi, të inspiruar nga Simone Inzagi, që heshti protestat e Fiorentinës dhe ftoi tifozët që të rrisnin decibelin në momentin më delikat të ndeshjeve. Festoi si i çmendur përpara fytyrës së kundërshtarëve, pa harruar një debat me Pavarin gjatë ndeshjes pas një gabimi të tepërt të francezit. Ishte një adrenalinë që ndihej kudo.
Simone dhe Interi ishin një trup i vetëm, ka luajtur dhe ka fituar me nervat dhe në fund ishte ky ndryshimi që duhej për ambientin zikaltër pas disfatës në Firence. Përpara sesa të organizohej dhe të dominonte ndeshjen, ky Inter di shumë mirë që të menaxhojë shpirtrat e nxehur, ashtu si pak skuadra janë të afta ta bëjnë. Ishte një nga sekretet e grupit që një vit më parë solli titullin e 20-të të historisë dhe Inzagi preku pulsin e duhur në momentin e duhur.
NDRYSHIM- Në ndryshimin e situatave në momentet delikate, trajneri zikaltër nuk ka rivalë. Interi i tij gjithmonë ia ka dalë që të ringrihet pas një humbjeje. Ka fituar 7 ndeshje pas 8 humbjeve. Por në ndryshim të rasteve të tjera, Inzagi ka edhe një stil komunikimi që bën diferencën me të shkuarën. Pas humbjes në Firence, ai i spostoi prozhektorët te vetja, duke marrë të gjithë përgjegjësinë dhe pastaj për t’u hakmarrë pak ditë më vonë. “Jam i kënaqur që të gjithë u morën me mua dhe jo me skuadrën”, tha trajneri. Një trajner i aftë për t’u përgjigjur edhe ndaj gabimeve të arbitrave dhe për të çuar presionin tek Antonio Konte, rivali i drejtpërdrejtë në kampionat. “Rrugëtimi ynë në Champions është i shkëlqyer, ndërsa në kampionat po luftojmë për titullin, ashtu siç ka edhe ekipe të tjera që duan ta fitojnë”, tha numri një i zikaltërve. Sfida është totale dhe ky Inzagi duket pak si Murinjo dhe pak si Konte. Një trajner i strukturuar për të duruar dhe për të fituar në të gjitha aspektet.