SPORT, 14 Mars 2024, 13:44

Rikthim në kohë dhe risi ngjyrë rozë, Gjermania prezanton fanellat që do të veshë në Europian

Rikthim në kohë dhe risi ngjyrë rozë, Gjermania prezanton

Marka e njohur e veshjeve “Adidas” ka prezantuar së fundmi fanellat që kombëtarja gjermane do të veshë në Europianin që zhvillohet po aty, të cilat do të vishen për herë të parë në miqësoren e 23 marsit kundër Francës dhe te ajo tre ditë më vonë kundër Holandës.

Uniforma e parë është një klasike të viteve 90’ dhe me karaktere 3D, ku e bardha kombinohet me të zezën, të kuqen dhe të verdhën. Shiriti i zi kujton Botërorin e vitit 2006 që u zhvillua po në Gjermani, ndërsa të mbathurat dhe çorapet janë të bardha.

Fanella e dytë vjen me një risi dhe një stil tejet të guximshëm. Nuanca rozë dhe vjollcë me një motiv në formën e diamantit, që synon t’i ngjajë pamjes së krahut të shqiponjës. Të mbathurat dhe çorapet janë tërësisht vjollcë, ndërsa roza përzihet në fanellë.