SPORT, 11 Mars 2024, 14:16

Rikthehet për të gjykuar Interin pas finales me Sitin, ja kush do të vendosë drejtësi në takimin me Atletikon

Rikthehet për të gjykuar Interin pas finales me Sitin, ja kush do

Interi luan në transfertë me Atletikon e Madridit, në takimin e kthimit të Ligës së kampionëve në raundin e 1/8-ave.

UEFA ka zgjedhur arbitrin që do të vendosë drejtësi në këtë takim dhe duket se është një emër i njohur për zikaltrit.

Bëhet fjalë për Simon Marciniak, i cili vendosi drejtësi në finalen e vitit të kaluar, ku zikaltrit u mposhtën 1-0 nga Mançester Siti në Stamboll.

Një skuadër arbitrash nga Polonia janë zgjedhur gjithashtu për të ndihmuar Marcinaik, të cilët do të jenë në fushë, por edhe në VAR.