TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lautaro Martinez ka vendosur që të përdorë forcën. Pas dollisë së Vitit të Ri ka larguar fantazmat që i fluturonin mbi kokë, i shpartalloi një nga një duke i çuar në hapësirë, afër yjeve dhe hënës. Ishte e vetmja mënyrë për t’u rikthyer njeriu gol dhe për t’u liruar nga një ndjesi mbytëse që e çoi 8 ndeshje pa shënuar.
Në vitin 2025 ka arritur që të shënojë 8 gola në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionit. Tre të fundit i realizoi kundër Monakos dhe ishte tripleta e parë në karrierë në Champions. I treti në historinë e zikaltërve pas Etosë dhe Adrianos. “Jemi një skuadër e madhe. Meritojmë respekt sepse ne i respektojmë të tjerët. Champions-i është objektiv dhe nuk fshihemi”, tha pas ndeshjes.
LIDER- Lautaro ka treguar lëkurën. Viti 2025 e ka ndryshuar, ndoshta për faktin që t’i mbledhësh të gjithë numrat bëjnë 9, atë që preferojnë goleadorët. Vitin e kaluar ishte golashënues në 2 kompeticione, Serinë A dhe Kupën e Amerikës, për më tepër i fitoi të dyja.
Bomberi i dy botëve. Këtë vit iu desh pak kohë për të gjetur veten pasi kaloi një verë pa pushuar fare. Kampion i Italisë, kampion i Amerikës së Jugut, lider i Interit dhe goleador i Argjentinës. Lautaro ka marrë mbi shpatulla botën zikaltër, por nuk trembet. Atij i pëlqen përgjegjësia. Për të nuk është një peshë të ketë shiritin e kapitenit. “Luftojmë për të fituar gjithçka. Tani mendjen te Milani”, tha ai. Kuqezinjtë janë viktima e dytë e preferuar pas Salernitanës dhe Kaljarit: 9 gola në 19 ndeshje.
SI SIMONE- Lautaro i provoi të gjitha shijet e golit mbrëmjen e së mërkurës. Penalltinë e goditi jo shumë perfekte, por në qendër dhe fort. E dyta ishte një e djathtë tokazi dhe tjetra një shtyrje në rrjetë. Përpara sesa të merrte “standing ovation” në “San Siro” shkoi afër edhe golit të katërt.
Mund të ishte i dyti në karrierë pas atij ndaj Salernitanës. Do të barazonte trajnerin e tij që më 14 mars 2000, në një ndeshje Champions-9 25 vite më parë i shënoi 4 gola Marsejës dhe u fut në histori. Asnjë italian tjetër nuk e ka bërë. Inzagi e zëvendësoi pas disa minutash kur ai shpërdoroi disa raste. Ndoshta e ka menduar edhe këtë.