TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fabio Groso është shkarkuar nga pankina e Lionit pas më shumë se dy muajsh. Rezultatet e dobëta dhe disfata e fundit kundër skuadrës së Edon Zhegrovës, Lilë rezultuan fatale për italianian.
Në tetë takime që ishte në krye të Lion, Groso mundi të regjistronte vetëm një fitore si dhe tre barazime e katër disfata duke e lënë skuadrën në vendin e fundit të Ligue 1.
Një tjetër aspekt që penalizoi teknikun 46-vjeçar ishte edhe pamundësia për të menaxhuar grupin e veteranëve të përbërë nga kapiteni Lakazete, Lovren, Taljafiko e Toliso. Në pritje të trajnerit të ri, skuadra do të drejtohet Pierre Sage që është drejtori i qendrës stërvitore.