SPORT, 21 Janar 2024, 13:10

Rei Manaj si “uragan” në Superligën turke, shënon dy gola për shtatë minuta në pjesën e parë

Rei Manaj si “uragan” në Superligën turke, shënon dy

Rei Manaj i ka dërguar një tjetër “SMS” të zhurmshme trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, për ta pasur në konsideratë sulmuesin për rikthimin te kuqezinjtë. Është thënë prej javësh se sulmuesi lushnjar mbetet futbollisti shqiptar i momentit në arenën ndërkombëtare.

Manaj e ka treguar veten edhe sot në Superligën turke, ku brenda shtatë minutash në fillim të pjesës së parë ka shënuar dy gola për Sivasporin. Të dy golat Manaj i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, pikërisht në minutat 8 dhe 15.

Me këto dy gola Rei Manaj shkon në kuotën e 14 golave sezonal me fanellën e Sivasporit. Pjesa e parë mes Sivasporit dhe Gaizentep u mbyll në barazim 2-2.