TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit ka fituar Superkupën e Europës duke mundur 2-0 në finale Eintrahtin e Frankfurtit.
"Los Blancos" shënuan nga një gol për çdo pjesë: David Alaba 37′ dhe Karim Benzema 65′.
Reali i Madridit është fituesi i Superkupës së Europës për herë të 5-të në histori, duke barazuar Milanin dhe Barcelonën
Sfida do të niste mirë për gjermanët, me Kamadën që vendos në provë Kurtua në minutën e 14-të, por portieri bën gjithçka mirë duke pritur goditjen.
Në minutën e 37-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, pas pasimit të Kasemiros topi përfundon me fat në këmbët e Alabës, i cili gjendet i pambuluar. Mbrojtësi nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Pas një ore lojë, Los Blancos do të çonin peshë stadiumin me një gjuajtje të Kasemiro që përfundon në traversë.
Menjëherë pas këtij aksioni, një kombinim Vinicius-Benzema sulmuesi francez e çon topin në rrjetë.
Sfida për spanjollët ishte në shinat e duhura dhe fati i ndeshjes ishte vendosur dhe për fund mjaftoi një administrim rezultati.
Reali i Madridit merr kështu trofeun e parë sezonal dhe bëhet gati për kampionatin, sakaq Frankfurti duhet të kënaqet me pjesëmarrjen.