SPORT, 9 Gusht 2022, 20:34

Realdo Fili transferohet në kampionatin ukrainas

Realdo Fili transferohet në kampionatin ukrainas

Ukraina është kthyer sërish në një destinacion për futbollistët shqiptarë.

Ditën e sotme ka zyrtarizuar Chornomorets Odessa një shqiptar dhe ai është sulmuesi anësor, Realdo Fili.

Fieraku ishte pjesë e Botosani në Rumani së fundmi dhe tani ka pranuar të provojë një eksperiencë të re te Chornomorets Odessa.

Në të shkuarën në këtë klub është aktivizuar edhe sulmuesi Elis Bakaj.