SPORT, 18 Mars 2025, 17:36

Rasti i pazakontë, klubi në La Liga detyrohet të luajë dy ndeshje brenda 24 orëve

Rasti i pazakontë, klubi në La Liga detyrohet të luajë dy

Vendimi është apeluar, por deri tani data 27 mars është programuar për ndeshjen Barcelona-Osasuna.

Sfida e prapambetur ka nervozuar klubet, që nga organizatorët janë njoftuar për një datë që për ta shton në maksimum ngarkesën. Dhe pse ora mbetet për t’u caktuar, pritet të jetë 21:00 në rast se data mbetet e njëjtë. Kjo do bënte që Osasuna të luajë dy ndeshje brenda 24 orëve.

Kjo ndeshje e prapambetur ishte programuar për datën 8 mars. Gjithçka u shty pas vdekjes së doktorit të Barcelonës.