SPORT, 18 Prill 2024, 18:16

Ramadani nuk stërvitet me skuadrën, mesfushori shqiptar shqetëson trajnerin e Lecces

Ramadani nuk stërvitet me skuadrën, mesfushori shqiptar shqetëson

Lecce ka vijuar sot përgatitjen në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat, që do të luhet në transfertë ndaj Sassuolos. Trajneri i skuadrës, Luca Gotti, i është dashur të bëjë pa mesfushorin shqiptar, Ylber Ramadani, i cili ka patur probleme me fytin.

“Skuadra vazhdoi me përgatitjet sot në mëngjes për ndeshjen e së dielës, në të cilën trajneri Gotti do të mund të llogarisë te Krstović, i rikthyer nga pezullimi.

Banda po rikuperohet, ndërsa Ramadani ka pushuar për shkak të një faringiti të mundshëm” – shkruan Lecce.