TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adrien Rabio është kthyer në një nga pikat kyçe të lojës së Juventusit. Mesfushori francez, pas shumë vitesh mes kritikave, është bërë një element i pazëvendësueshëm për bardhezinjtë dhe një lider. Si i tillë, pas ndeshjes së barazuar me Interin ai ka deklaruar se skuadra kishte bërë mirë, teksa konfirmoi se bardhezinjtë kishin synim të qartë fitoren e titullit kampion dhe jo thjesht praninë mes katër të parëve në kampionat.
“Një rezultat i mirë, qartësisht dëshironim të fitonim, por Interi është një skuadër e vështirë për t’u përballur. Këtë natë nuk ishte vendimtare, do të kemi kohë për të siguruar pikë të tjera në vijim.
Goli i Lautaros? Kemi dalë të gjithë pak më shumë, ata vertikalizuan menjëherë. Më mbrapa duhej të ishim më të egër ndaj Lautaros, por ndodh, sipas meje është një pikë e mirë.
Kieza dhe Vlahoviç? Janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne. Kemi nevojë për Dushan dhe për mirëkuptimin që ka me Kiezan. Jemi të lumtur për ta.
Kandidatë për titull? Unë e shoh gotën gjysmë të mbushur, do të bëjmë padyshim më mirë në ndeshjet e tjera. Objektivi im dhe i të gjithëve në dhomat e zhveshjeve është të fitojmë titullin. Jemi të fortë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë, mund t’ia dalim”, tha francezi i Juventusit.