SPORT, 12 Gusht 2022, 13:57

PSG tremb Milan, sheikët vihen në lëvizje, kërkojnë t’i rrëmbejnë “djallit” titullarin kryesor

PSG tremb Milan, sheikët vihen në lëvizje, kërkojnë

PSG është në kërkim të një sulmuesi për ti plotësuar dëshirën trajneri Galtier. Pista kryesore, më e mundshme, është ajo e Marcus Rashford, por ëndrra e madhe e klubit francez është Rafael Leao. Sipas RMC Sport, sulmuesi i Milanit pëlqehet shumë nga Luis Campos, të dy kanë punuar kur ishin pjesë e Lille.

Transferimi i Leoa-s në Paris është një operacion shumë i ndërlikuar në aspektin financiar, edhe për një klub si PSG, për më tepër që tashmë kanë ndryshuar strategji në merkato.

Në këtë marrëveshje mund të përfshihet Abdou Diallo, një objektiv i Milanit për të përforcuar mbrojtjen. Pavarësisht këtyre zërave, t’i rrëmbesh Milanit një lojtari si Leoa në vigjilje të sezonit të ri është shumë e vështirë.